Protesta e opozitës, policia njofton planin e masave! Cilat janë rrugët që do të bllokohen

7 Maj 2026 | 16:20

Policia ka dalë me një plan masash lidhur me protestën e opozitës që është njoftuar të zhvillohet të premten e 8 majit në në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë. Policia bën me dije se lidhur me tubimin që nis në orën 19:00 janë marrë një sërë masash duke kufizuar qarkullimin në disa rrugë.

Sipas njoftimit, nga ora 23:45 e kësaj të enjte deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërkohë të premten nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

“DVP Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 08.05.2026, në orën 19:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.

Në bazë të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka marrë masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit në vendin dhe afatin kohor të kërkuar.

Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe të nesërme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

nga ora 23:45 e datës 07.05.2026 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;

nga ora 15:00 e datës 08.05.2026 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit për respektimin e afatit kohor dhe vendit ku do të zhvillohet tubimi, si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.

Gjithashtu, apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik

Një task-forcë e përbashkët, e përbërë nga përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Bashkisë Pogradec dhe Policisë së Shtetit, zhvilloi këtë të premte një inspektim...
12:07 | 03/07/2026

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Has, arrestohen babë e bir, djali tjetër në kërkim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, kanë kryer kontrolle në të gjithë territorin e bashkisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të...
12:05 | 03/07/2026

Braho: Metodat janë sofistikuar, krimi i organizuar gjithnjë e më kompleks

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se krimi i organizuar po bëhet gjithnjë e më kompleks për shkak të sofistikimit të metodave të veprimit, përhapjes...
11:57 | 03/07/2026