35 barna të reja i shtohen listës së rimbursueshme

7 Maj 2026 | 20:24

Qeveria ka miratuar listën e re të barnave të rimbursueshme për vitin 2026, e cila pasurohet me 35 barna të reja, duke e çuar në 1,356 numrin total të alternativave tregtare që do të financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Sipas dokumentit zyrtar, lista ndahet në dy kategori kryesore: Lista I për barnat që tregtohen në farmacitë spitalore dhe Lista II për barnat që gjenden në rrjetin e hapur të farmacive që kanë kontratë me Fondin.

Burime zyrtare bëjnë me dije se nga 55 alternativat e reja tregtare të përfshira në listë, 35 do të jenë të disponueshme në rrjetin e hapur të farmacive, ndërsa 20 në rrjetin spitalor.

Vendimi përcakton mbulimin e kostove të barnave nga 50 deri në 100%, në varësi të diagnozës së pacientit.

Për të shmangur abuzimet me çmimet, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar marzhet e tregtimit në masën 8% për tregtimin me shumicë nga depot farmaceutike dhe 24% për tregtimin me pakicë nga farmacitë. Për disa barna specifike janë parashikuar edhe marzhe të diferencuara, me synim balancimin e tregut.

Sipas vendimit, FSDKSH do të ketë rol rregullator në përcaktimin e kufizimeve për përdorimin, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barnat e listës, bazuar në kritere ekonomike, mjekësore dhe sociale.

Sistemi i ri parashikon gjithashtu një mekanizëm dinamik për reflektimin e uljes së çmimeve. Në rast se gjatë vitit çmimet e barnave të paregjistruara ose atyre që janë alternativë e vetme pësojnë ulje, FSDKSH dhe Agjencia Kombëtare e Barnave do ta reflektojnë menjëherë këtë ndryshim në listë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026