Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka publikuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e PD që pritet të zhvillohet të premten.
Sipas njoftimit, protesta është planifikuar të nisë në orën 19:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në segmentin mes Sheshi Skënderbej dhe Sheshi Nënë Tereza, pranë godinës së Kryeministrisë.
Ambasada thekson se protesta mund të zgjerohet edhe në zona të tjera përreth, ndërsa paralajmërohen masa të shtuara policore, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit në orët para dhe gjatë tubimit.
Në njoftim bëhet e ditur se personeli i ambasadës është udhëzuar të shmangë zonën e protestës. Po ashtu, qytetarëve amerikanë u kërkohet të mos marrin pjesë në aktivitet dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në kryeqytet.
Ambasada këshillon qytetarët:
- të shmangin zonat ku zhvillohet protesta;
- të jenë të vetëdijshëm për ambientin përreth;
- të ndjekin mediat lokale për informacion të përditësuar;
- të kenë një plan emergjence ose rrugë alternative largimi;
- të mbajnë profil të ulët gjatë lëvizjeve në publik.
“Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni