Trump: Për rastet e hantavirusit, situata mbetet nën kontroll

8 Maj 2026 | 09:16

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të enjten se është informuar për rastet e hantavirusit dhe se situata, sipas tij, mbetet “nën kontroll”.

“Shpresojmë se është shumë nën kontroll. Ishte anija dhe mendoj se do të bëjmë një raport të plotë për këtë nesër”, u tha Trump gazetarëve në Uashington.

Ai shtoi se çështja po trajtohet nga ekipe të specializuara. “Kemi shumë njerëz, shumë njerëz të shkëlqyer, që po e studiojnë. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë”, u shpreh presidenti amerikan.

I pyetur nëse qytetarët duhet të shqetësohen për përhapjen e mundshme të sëmundjes, Trump u përgjigj: “Shpresoj që jo”, duke theksuar se autoritetet po bëjnë “më të mirën e mundshme”.

Ndërkohë, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e kanë klasifikuar shpërthimin e hantavirusit si reagim emergjent “Niveli 3”, niveli më i ulët i aktivizimit të emergjencës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shpërthimi lidhet me hantavirusin e Andeve dhe deri tani ka shkaktuar pesë raste të konfirmuara, përfshirë tre viktima, mes pasagjerëve të një udhëtimi detar.

Anija MV Hondius, me rreth 150 pasagjerë dhe ekuipazh nga 23 vende, ishte nisur nga Argjentina dhe kishte kaluar Atlantikun përpara se të raportoheshin rastet e sëmundjes së frymëmarrjes pranë Kepit të Gjelbër

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026