Dita e Evropës, mesazhi i Antonio Costa drejtuar Shqipërisë: E ardhmja juaj është në BE (VIDEO)

9 Maj 2026 | 10:02

Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, ka përkujtuar sot Ditën e Evropës, duke e cilësuar si një festë të përbashkët të gjithë qytetarëve evropianë.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë, ai shprehet se Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm me negociatat gjatë vitit të kaluar dhe se e ardhmja e vendit është në BE.

“Të dashur qytetarë shqiptarë!

Po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Në Ditën e Evropës, ne festojmë projektin tonë të përbashkët evropian, kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi përçarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin.

Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore.

Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet një punë e madhe për ta bërë këtë realitet.

Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm me negociatat gjatë vitit të kaluar.

Ju inkurajoj të vazhdoni me vrullin e reformave.

Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane.

Rroftë Evropa!”, thuhet në mesazhin e Antonio Costa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu me...
19:51 | 25/07/2026