“Shteti i së drejtës nuk mund të negociohet”, Rama: Rruga drejt BE e vështirë, por pa kthim
Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur me rastin e hapjes së Javës së Evropës se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është e vështirë, por pa kthim.
Rama theksoi se shteti i të drejtës, si një garanci e siguruar nga BE, nuk mund të negociohet.
“Nëse ne sot jemi besimplotë për ecurinë e këtij procesi, kjo lidhet pikërisht me ecjen dorë për dorë me BE dhe të qenit njëkohësisht pjesë e tij është një garanci. Shumëkush e pikturon BE-në si një pengesë, barrë, apo një perimetër për të mos marrë frymë lirisht. Por, nuk ka gjë më larg të vërtetës dhe të gabuar, sepse BE garanton perimetrin e shtetit të së drejtës dhe kjo nuk mund të negociohet, por vetëm të respektohet kur e ke dhe të ndërtohet kur nuk e ke. Në këtë ditë që kremton Europën si një djep kulturash dhe vullnetesh unë dua ta nënvizoj me forcë që shqiptarët janë në ditën e tyre më të mirë, por njëkohësisht besimi për të qenë pranë Europës së Bashkuar është një garanci për të qenë në rrugën e garancisë pa kthim. Është një rrugë pa kthim”, tha Rama.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid