Pse Trump nuk po tërhiqet nga Irani? Gazetarja nga SHBA zbulon të vërtetën…
Gazetarja Keida Kostreci në një lidhje live nga SHBA për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në Iran. Gjatë fjalës së saj Kostreci u shpreh se situata është e ndërlikuar.
Sipas saj amerikanët shpresojnë që të përfundojë kjo luftë teksa shtoi se nga ana diplomatike, presidenti amerikan, Donald Trump nuk kërkon të dorëzohet.
“Gjendja paraqitet më e vështirë sesa e mendoi ndoshta presidenti Donald Trump, Shtëpia e Bardhë kur ndërmorën këto hapa. Është një situatë tepër e ndërlikuar. Unë do të thoja që ushtria amerikane mbetet ushtria më e fuqishme në botë, por çështja është se Shtëpia e Bardhë dhe Shtetet e Bashkuara nuk duan ta përdorin këtë fuqi maksimale sepse mund të kthehej në diçka katastrofike, në një konflikt shumë të zgjatur që askush nuk e dëshiron.
Një pikë tjetër është se Irani në këtë rast është më i motivuar për t’i bërë qëndresë Shteteve të Bashkuara sesa ç’janë Shtetet e Bashkuara për të vazhduar luftën në Iran. Dhe kjo jep një farë epërsie në argumenta, në atë marrëveshje që vazhdon të mos arrihet sepse pikërisht për ato çështje që janë tepër të vështira mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe një gjë e tillë zgjat për vite dhe dekada.
Irani ka thënë që Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur një propozim tjetër. Po për sa kohë ky propozim ka të bëjë me eliminimin e programit bërthamor me pranimin nga ana e Iranit që të mos pasurojë uranium duket e vështirë që Irani të bjerë dakort me këto kushtet të paktën nga ato që shikojmë ne duke e parë këtë çështje nga të gjitha këndvështrimet dhe nga interesat e të dyja vendeve dhe nga situata globale”, tha ajo.
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?
Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi