EMRAT/ Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol, në kërkim dy persona nga Saranda
Policia e Shtetit ka njoftuar se është zbardhur tentativa për vrasje me eksploziv ndaj një 57-vjeçari, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në Konispol, ndërsa janë shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar Griseld Taullaj, 39 vjeç dhe Xhafer Bajo, 39 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Nga hetimet dyshohet se ata kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga shtetasiMirash Gjikola, 57 vjeç, me qëllim eliminimin e tij.
Për dy të dyshuarit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Policia bën me dije se strukturat e saj vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet edhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.
Kujtojmë që hetimet janë kryer nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës ndërsa ngjarja ndodhi më 5 shkurt 2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës” në Konispol kur Mirash Gjikola teksa udhëtonte me automjetin e tij dëgjoi një zhurmë të pazakontë në mjetin e tij dhe ndaloi për ta kontrolluar ndërsa vuri re se në sediljen e pasme të automjetit ishte vendosur një sasi lëndë plasëse.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës