Përurohen sallat e reja në GJKKO, kryetari i gjykatës Bani: Pasuria e paligjshme do i kthehet shoqërisë në shërbim publik

11 Maj 2026 | 10:46

Janë përuruar sot ambientet e reja të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në një ceremoni ku mori pjesë drejtuesi i institucionit, Erion Bani, i cili theksoi se investimi shënon një standard të ri për funksionimin e gjykatës.

Bani u shpreh se inaugurimi i ambienteve të reja përkon simbolikisht me “Ditën e Drejtësisë”, duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për institucionin dhe besimin publik.

“Sot po vendoset një standard i ri institucional për GJKKO, më modern, më funksional, më dinjitoz dhe më transparent”, deklaroi ai gjatë fjalës së tij.

Sipas Banit, drejtësia nuk është një strukturë që ekziston në vetvete, por një shërbim i drejtpërdrejtë për qytetarin dhe për forcimin e besimit publik.

“Gjykata nuk ekziston për veten e saj, por për qytetarin dhe për besimin publik”, u shpreh ai.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ambientit ku jepet drejtësia, duke e konsideruar atë pjesë të mesazhit që institucioni përcjell.

“Ambienti ku jepet drejtësi është pjesë e vetë mesazhit të drejtësisë dhe e cilësisë së saj”, tha Bani, duke shtuar se frymëzimi për këtë transformim vjen edhe nga përvoja ndërkombëtare, përfshirë sistemin gjyqësor në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë fjalës së tij, ai nënvizoi se infrastruktura gjyqësore është pjesë e kulturës së drejtësisë dhe autoritetit të ligjit, duke e cilësuar investimin jo si luks, por si domosdoshmëri institucionale.

“Ky transformim nuk është luks, por domosdoshmëri institucionale dhe përgjegjësi ndaj qytetarit”, tha ai.

Duke folur për funksionimin e sallave të gjykimit, Bani i cilësoi ato si “zemra e gjykatës”, të cilat duhet të garantojnë solemnitet, barazi dhe dinjitet në proces.

Ai vuri theksin edhe te transparenca, të cilën e konsideroi pjesë të kulturës institucionale dhe jo thjesht një detyrim formal. Sipas tij, media luan rol të rëndësishëm në forcimin e kësaj transparence dhe besimit publik.

Në deklaratat e tij, Bani u ndal edhe te siguria në procesin gjyqësor, duke theksuar se ajo nuk bie ndesh me dinjitetin, por bashkëjeton me të.

“Një gjykatë më e sigurt është një gjykatë më e pavarur dhe më funksionale”, u shpreh ai.

Në përfundim, ai theksoi rëndësinë e rikthimit të pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, duke nënvizuar se ato duhet t’i shërbejnë shoqërisë dhe jo krimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)

Këto janë momentet kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatën Administrative, ku do të mbahet edhe seanca e...
13:56 | 19/06/2026

Shqipëria me më pak fëmijë, investimet në arsim mbeten nën mesataren e BE-së

Në Shqipëri, numri I fëmijëve po bie, aq sap o bien dhe investimet në arsim dhe mbrojtjen sociale krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Këto...
13:51 | 19/06/2026

Kanosi me thikë taksistin dhe i mori paratë, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve me dhunë në qershor

Një 27-vjeçar, i arrestuar pas grabitjes së një taksisti në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, dyshohet se është autor edhe i pesë vjedhjeve të tjera me dhunë...
12:14 | 19/06/2026