SPAK kundërshton lirimin e Metës, prokurori: Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk sjell asgjë të re

11 Maj 2026 | 12:45

SPAK ka kundërshtuar kërkesën e paraqitur nga avokati i Metës për lirimin e tij, duke argumentuar se vendimi i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nuk sjell asgjë të re në këtë proces dhe nuk ndryshon rrethanat mbi të cilat është vendosur masa e sigurisë.

Prokuroria e Posaçme ka theksuar se nuk ekzistojnë kushte të reja që justifikojnë ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Metës.

“Vendimi i Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë nuk sjell asgjë të re në këtë proces. Mbrojtja nuk paraqiti asnjë provë për zëvendësimin e masës, për zbutjen e nevojave të sigurimit apo për dyshimin e arsyeshëm. Nuk ka kushte apo rrethana për zëvendësim mase”, u shpreh prokurori Kllapi.

Nga ana tjetër, avokati Kujtim Cakrani kërkoi lirimin e Metës, duke iu referuar edhe një vendimi të fundit të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, i cili lidhet me interpretimin e masave të sigurisë.

Gjatë seancës, Cakrani përmendi edhe rastin e ish-drejtoreshës së AKSHI-t, duke deklaruar se “Gjykata e Lartë e liroi atë, ndërsa Metën e mban prej 19 muajsh në paraburgim”.

Avokati shtoi se mbrojtja është e gatshme të ofrojë edhe garanci pasurore, sipas vlerësimit që mund të caktojë gjykata.

Në sallën e gjyqit kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Partisë së Lirisë dhe opozitës, mes tyre Tedi Blushi, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bujar Leskaj, të cilët kanë ndjekur nga afër zhvillimet e seancës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu...
19:51 | 25/07/2026