Tolerime në Superligë? Çobani thirrje presidentëve: Merrni përgjegjësi për të shmangur skandalet

11 Maj 2026 | 16:19

I ftuar në një intervistë live për emisionin “Kubi Sportiv”, specialisti i futbollit Artur Çobani analizoi fazën vendimtare të Superligës shqiptare ndërsa ngriti shqetësime të forta për mënyrën se si po zhvillohet kampionati, duke e cilësuar sezonin si të paparashikueshëm.

Sipas tij, rezultatet e këtij edicioni lënë hapur dyshime për tolerime dhe zhvillime të pazakonta që sipas tij kanë ndikuar në ecurinë e garës ndërsa theksoi se gara për titull në “Final Four” këtë vit është më e ngushtë dhe më e fokusuar mes Elbasanit, Vllaznisë dhe Egnatias.

Sa i përket Dinamos, ai tha se mbetet më larg objektivit për shkak të diferencës së pikëve ndërsa nënvizoi se mungesa e skuadrave të kryeqytetit në këtë fazë e bën edicionin më të veçantë, por edhe më të varfër nga pikëpamja e rivalitetit tradicional.

Në analizën e tij, Çobani deklaroi se kampionati është shoqëruar me fenomene që dëmtojnë garën sportive, duke përmendur rezultate të papritura, rënie dhe ngritje të menjëhershme të skuadrave dhe një klimë që sipas tij ka ndikuar drejtpërdrejt në besimin e tifozëve dhe në imazhin e futbollit shqiptar.

“Ky kampionat ka qenë totalisht i paparashikueshëm dhe ka prodhuar rezultate që ngrejnë shumë pikëpyetje. Nuk ka pasur një dominim të qartë të Vllaznisë, Elbasanit, Tiranës apo Partizanit, por kemi parë ndeshje me rezultate të thella dhe të pazakonta, sidomos në fund të sezonit, që lënë hapur dyshime dhe krijojnë një shije të çuditshme. Pamë skuadra që gjatë gjithë sezonit ishin në vështirësi dhe dukeshin të dorëzuara, por në fund shpërthyen papritur dhe ndikuan drejtpërdrejt në garën e ekipeve pretendente. Këto ndryshime të menjëhershme tregojnë se kampionati nuk ka qenë i qëndrueshëm dhe i pastër në ecurinë e tij sportive. Ka pasur tolerime në disa ndeshje, dhe kjo është një nga arsyet pse tifozët kanë humbur besimin dhe nuk mbushin stadiumet. Kur krijohet perceptimi se rezultatet janë të paracaktuara, atëherë dëmtohet gjithë produkti i futbollit. Gjithashtu janë parë incidente dhe dhunë jo vetëm në ndeshjet e Superiores, por edhe në moshat e reja, ku tolerimi dhe fryma e gabuar po transmetohen që herët. Kjo është një problem shumë serioz për të ardhmen e futbollit. Përgjegjësia bie mbi presidentët e klubeve, të cilët duhet të marrin përgjegjësi të plotë dhe të mos lejojnë tolerime apo marrëveshje të dyshimta, sepse në fund dëmtohet investimi i tyre dhe imazhi i kampionatit. Edhe arbitrazhi ka ndikuar në këtë sezon me vendime të diskutueshme që kanë ndikuar drejtpërdrejt në renditje dhe në fatin e disa skuadrave, duke rënduar edhe më shumë situatën në futbollin shqiptar”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Leo Ballhysa, lideri që shpëtoi Kukësin! Zbulohen klubet që e kërkojnë

Kukësi arriti të shpëtojë sezonin duke siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë, pas fitores 2-0 në përballjen direkte ndaj Butrinti. Një ndeshje vendimtare që i...
18:37 | 29/05/2026

Çoçlli: Final 4 “në fije të perit”, ndeshja Dinamo–Egnatia vendos fatin e titullit

I ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews, trajneri i futbollit Nikolin Çoçlli u shpreh se gara e “Final 4” mbetet plotësisht e hapur dhe...
18:30 | 29/05/2026

Maksuti zbulon detajet e transferimit te Akhmat Grozny: Kam garanci minutash, Rusia hap i madh në karrierë

I ftuar në emisionin Kubi Sportiv në Euronews, sulmuesi i ri shqiptar Erald Maksuti ka folur për transferimin e tij te Akhmat Grozny, duke zbuluar...
19:20 | 27/05/2026