Studimi: Si fëmijët fitojnë zakonet e të ngrënit që në barkun e nënës

13 Maj 2026 | 12:21

Studiuesit kanë zbuluar se fëmijët e vegjël kanë më pak gjasa të reagojnë negativisht ndaj aromës së perimeve ndaj të cilave janë ekspozuar vazhdimisht para lindjes.

Implikimet mund të jenë të mëdha. Prof. Nadja Reissland e Universitetit të Durhamit, autorja kryesore e studimit, tha se një pasojë do të ishte që të kemi një popullsi më të shëndetshme.

Studiuesit u dhanë disa grave shtatzëna kapsula pluhur lakër jeshile dhe të tjerave iu dhanë kapsula pluhur karrote.

Pastaj ata shqyrtuan dhe koduan reagimet e fytyrës së fëmijës së tyre ndaj karrotës ose lakrës jeshile. Kjo u bë fillimisht para se të lindte foshnja, duke përdorur ultratinguj, dhe më pas u përsërit kur ata ishin rreth tre javësh. Ata vëzhguan 12 fëmijë në moshën tre vjeç.

Imazhet e një fëmije të ekspozuar ndaj karotave që reagon pozitivisht ndaj aromës së një pambuku të zhytur në karrotë dhe që bën fytyrën të ngrysur nga aroma e lakrës jeshile, flasin shumë.

Reagimi i fëmijëve të ekspozuar ndaj lakrës jeshile ishte i ngjashëm – ata ishin të lumtur të nuhasnin lakrën jeshile, por jo karrotën.

Reissland tha se të njëjtat modele u përsëritën para lindjes, në tre javë dhe në tre vjet. Reissland tha se ekipi kishte hequr dorë nga dhënien e kapsulave me pluhur karrote dhe lakër jeshile pasi disa nga gratë shtatzëna ngurronin të pinin kaq shumë lëng lakër jeshile ose karrote në emër të shkencës.

Ajo pranoi se hulumtimi, i financuar nga një grant nga Universiteti Aston, në Birmingham, përfshinte një mostër të vogël nënash dhe fëmijësh.

Ajo tha se nuk do të kushtonte shumë t’u jepeshin kapsula pluhuri perimesh grave shtatzëna me shpresën e një popullsie më të shëndetshme. Ideja mund të përshtatet edhe në kultura të ndryshme.

Studimi përfshinte studiues në universitete në Francë dhe Holandë, si dhe në universitetet e Kembrixhit dhe Astonit në Mbretërinë e Bashkuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026