Ndërtuan një objekt të paligjshëm, pranga 8 persona në Sarandë! Në kërkim pronarja e hapësirës së plazhit

14 Maj 2026 | 10:55

Janë arrestuar këtë të enjte 8 persona nga policia e Sarandës, pasi janë kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt të paligjshëm në zonën bregdetare, një pjesë e tij në ujë.

Sipas raportimit nga policia, në pranga kanë rënë K. R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç, O. C., 32 vjeç, B. R., 48 vjeç, E. R., 41 vjeç, O. B., 47 vjeç, E. K., 42 vjeç dhe Y. D., 33 vjeç. Ndërkohë është shpallur në kërkim një grua e cila dyshohet se posedon hapësirën e plazhit.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve në terren, me prioritet zonat bregdetare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë konstatuan se në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre, në ujë) në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, kryheshin punime ndërtimi, të paligjshme.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç dhe O. C., 32 vjeç, të tre banues në Sarandë;  

B. R., 48 vjeç, banues në Delvinë; 

E. R., 41 vjeç, banues në Lushnjë; 

O. B., 47 vjeç, banues në Tiranë; 

E. K., 42 vjeç, banues në Lezhë;

Y. D., 33 vjeç, banues në Mat.

Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasja që posedon hapësirën e plazhit, A. B.., për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet. Punohet për kapjen e kësaj shtetaseje.

Shërbimet e Policisë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, kanë njoftuar shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat aktualisht po vijojnë me prishjen e ndërtimeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026