Aksident në Tiranë, motori përplaset me biçikletën! Humb jetën babai i ministres Adea Pirdeni
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Tiranë në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”. Një motor i drejtuar nga 31-vjeçari, Sejdi Milla është përplasur me një biçikletë.
Nga përplasja fatkeqësisht ka humbur jetën i moshuari, Luan Pirdeni që po lëvizte me biçikletë. 87-vjeçari që ka humbur jetën është babai i ministres Adea Pirdenit. Policia njofton se 31-vjeçari është arrestuar ndërsa po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Tiranë, Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Gjyqi Partizani/ Paraqitet ish-ministri Ruli në GJKKO si dëshmitar, zbardhet lista! Kush dëshmon tjetër në seancën e sotme
Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
Liqeni i Shkodrës pasuri e UNESCO-s, Rama: Rezultat i punës diplomatike
- 10:32 Araghchi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Katarit, në fokus përpjekjet për ndërmjetësim në luftë
- 10:29 “SHBA të mbajë përgjegjësi”, Irani paralajmëron Uashingtonin për pasojat e veprimeve të Izraelit
- 10:20 Trump: Unë marr vendimet, Netanyahu nuk ka zgjidhje tjetër veçse të pranojë marrëveshjen me Iranin
- 10:18 SHBA po shqyrton blerjen e Ishujve Chagos, Mauritiusi: Nuk kemi marrë asnjë propozim nga Amerika
- 10:09 Gjyqi Partizani/ Paraqitet ish-ministri Ruli në GJKKO si dëshmitar, zbardhet lista! Kush dëshmon tjetër në seancën e sotme
- 10:04 Kallas në takimin e ministrave të mbrojtjes së BE: Më shumë mbështetje për Ukrainën, Lindja e Mesme ka nevojë për diplomaci