Çelet fushata ajrore anti-kanabis Shqipëri-Itali
Për të 15-in vit radhazi, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza italiane kanë çelur këtë të premte fushatën e përbashkët për monitorimin ajror të territorit shqiptar, me fokus parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku delegacioni italian u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita. Delegacioni kryesohej nga Lorenzo Bucossi, Drejtor i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë në Itali.
Në fjalën e tij gjatë çeljes së operacionit, Hita e cilësoi luftën kundër narkotikëve si një betejë që shkon përtej aspektit kriminal.
“Lufta kundër narkotikëve është edhe një betejë kundër dëmtimit të së ardhmes së shoqërisë sonë”, u shpreh ai.
Sipas Policisë së Shtetit, fushata “Për monitorimin ajror 2026” do të sjellë disa risi krahasuar me vitet e mëparshme. Autoritetet bëjnë me dije se do të ketë shtim të numrit të fluturimeve monitoruese, rritje të orëve të patrullimit nga ajri, më shumë personel të angazhuar në terren, si dhe përdorim të teknologjive të avancuara për identifikimin e zonave me risk.
Drejtori i Policisë theksoi se bashkëpunimi me autoritetet italiane ka dhënë rezultate konkrete në identifikimin e hershëm të parcelave me kanabis dhe në ndërhyrjet për asgjësimin e tyre. Sipas tij, kombinimi i teknologjisë, ekspertizës dhe koordinimit operacional ka sjellë ulje të rasteve të konstatuara të kultivimit të bimëve narkotike në vend.
Nga ana tjetër, Lorenzo Bucossi e cilësoi partneritetin mes dy vendeve si një model të suksesshëm bashkëpunimi policor, tashmë të konsoliduar ndër vite. Ai ftoi gjithashtu Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për një vizitë zyrtare në Itali, në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.
Ndërsa Gjeneral Brigade Franzese vlerësoi reagimin e shpejtë të Policisë shqiptare në verifikimin e koordinatave të raportuara nga Guardia di Finanza dhe ndërhyrjet për asgjësimin e rasteve të kultivimit të drogës.
Operacioni i përbashkët ajror konsiderohet një nga mekanizmat kryesorë të bashkëpunimit Shqipëri-Itali në luftën kundër trafikut dhe kultivimit të narkotikëve.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi