Bizneset e mjeteve me qira dalin në protestë përpara Bashkisë së Vlorës

15 Maj 2026 | 15:24

Përfaqësues të bizneseve që japin me qera mjete motorike dhe elektrike, si motorë, monopatina dhe skuterë, protestuan mëngjesin e kësaj të premteje përpara Bashkisë së Vlorës. Ata kundërshtojnë ndalimin e ushtrimit të aktivitetit në hapësirat publike në prag të sezonit veror.

Sipas tyre, prej vitesh aktiviteti është zhvilluar përmes pagesës së tarifave për shfrytëzimin e hapësirës publike, ndërsa këtë vit po përballen me refuzim dhe gjoba nga Policia Bashkiake.

“Përfaqësoj një biznes me motorë me katër rrota dhe guida në Zvërnec. Prej katër vitesh punojmë në këtë hapësirë, ndërsa këtë vit na është refuzuar leja. Duam një zgjidhje”, tha një qytetar.

Protestuesit kërkojnë takim me kryebashkiaken, duke theksuar se janë të gatshëm të paguajnë tarifat, madje edhe nëse ato rriten, për të vijuar aktivitetin.

“Kemi investuar shumë lekë dhe tani po na mbyllin aktivitetin. Edhe nëse tarifa dyfishohet, jemi gati ta paguajmë.”

Ata argumentojnë se këto mjete janë një shërbim i domosdoshëm për turistët, pasi përdoren për të aksesuar zona ku automjetet nuk mund të hyjnë.

Pas takimit në bashki, përfaqësuesit e bizneseve prezantuan mjetet që japin me qera, duke theksuar se ato nuk paraqesin rrezik dhe përdoren kryesisht për orientimin e turistëve.

“Ne nuk do t’i lëmë të gjitha mjetet në Lungomare, por vetëm nga një për reklamim. Janë mjete që turistët i kërkojnë shumë”, shprehen kështu qytetarët.

Bizneset thonë se gjobat e vendosura ditët e fundit po rëndojnë më tej situatën, ndërsa presin rezultatin e takimit me drejtuesit vendorë për të parë nëse do të arrihet një marrëveshje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026