Sulm ajror në Gaza, Izraeli: Kemi eliminuar Izz al-Din al-Haddad, udhëheqësin e Hamasit
Një zyrtar i lartë i sigurisë izraelite u tha gazetarëve se ka “indikacione” se udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Izz al-Din al-Haddad, u vra në një sulm ajror që ndodhi të premten pasdite në qytetin e Gazës, shkruan The Jerusalem Post.
Ushtria izraelite nuk ka bërë ende ndonjë koment zyrtar, por si kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ashtu edhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz thanë se i kishin urdhëruar IDF-së të vazhdonte me eliminimin e Haddadit, i cili ka shërbyer si komandant në Brigadat Al-Qassam.
Sipas informacionit të transmetuar nga rrjeti televiziv izraelit Channel 12, Netanyahu dhe Katz dhanë urdhrin për neutralizimin e Haddadit në njëzet e katër orët e fundit, pasi u bë e qartë se ai ishte një pengesë për përpjekjet e çarmatimit të Hamasit.
Hamasi mori përsipër udhëheqjen e krahut ushtarak të organizatës në Rripin e Gazës pas vrasjes së komandantit Mohammed Sinwar nga Izraeli në maj 2025.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat