Dy qarqe me asnjë të infektuar me COVID-19, mbeten vetëm 79 raste aktive
Në Shqipëri mbeten më pak se 80 raste aktive me COVID-19, ndërsa dy qarqe Gjirokastra dhe Fieri nuk kanë asnjë person të infektuar.
Gjatë ditës së fundit nga kryerja e rreth 2800 testimeve janë zbuluar vetëm dy persona pozitivë, një në Tiranë dhe tjetri në Vaun e Dejës.
Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar tre pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 11 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në gati 130 mijë që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Qershor 2021)
Testime totale 786,319
Raste pozitive 132,499
Raste të shëruara 129,966
Raste Aktive 78
Humbje jete 2,455
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 25
Shkodër 23
Durrës 8
Lezhë 7
Berat 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus