Ministri i Brendshëm reagon për operacionin në Sarandë: Zero tolerancë ndaj shkeljeve brenda radhëve të policisë

16 Maj 2026 | 09:36

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka përshëndetur operacionin e zhvilluar në Sarandë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Policia e Shtetit, ku u arrestuan disa drejtues dhe punonjës policie të dyshuar për shpërdorim detyre.

Në reagimin e tij, Lamallari theksoi se në radhët e Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend për asnjë efektiv që abuzon me detyrën, bashkëpunon me shkelësit e ligjit apo cenon besimin e qytetarëve.

Ai vlerësoi bashkëpunimin mes AMP-së dhe Policisë së Shtetit në këtë operacion, duke e cilësuar si një tjetër dëshmi të vullnetit për pastrimin e radhëve nga elementët problematikë.

“Në çdo rast abuzimi, nga mbyllja e syve përpara ndërtimeve pa leje deri te kompromisi me elementë kriminalë, reagimi do të jetë me zero tolerancë. Efektivët që tradhtojnë detyrën do të identifikohen, goditen dhe do të përballen me drejtësinë”, u shpreh ministri.

Lamallari shtoi se operacioni në Sarandë nuk është i fundit në kuadër të goditjes së abuzimeve brenda policisë dhe se procesi do të vijojë pa asnjë hap pas.

Në përmbyllje, ai përgëzoi drejtuesit e AMP-së dhe Policisë së Shtetit, duke theksuar angazhimin për forcimin e integritetit në radhët e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026