Tregtarët në tregun “Maqedonas” në Korçë mbyllin qepenat në shenjë proteste ndaj gjobave për tendat

19 Maj 2026 | 12:20

Një pjesë e konsiderueshme e tregtarëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun “Maqedonas” në Korçë kanë ulur qepenat këtë të martë, në shenjë pakënaqësie ndaj masave të vendosura nga autoritetet.

Sipas tregtarëve, shkak për këtë situatë janë bërë gjobat e vendosura nga policia bashkiake për mosrespektim të afateve lidhur me heqjen e tendave dhe reklamimin e mallrave që zënë hapësirat publike.

Ata thonë se nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë për shkak të mosfunksionimit të portalit e-Albania, ndërsa disa prej tyre shprehen se në këto kushte janë detyruar të mbyllin përfundimisht aktivitetin, duke e parë emigrimin si të vetmen alternativë.

Nga ana tjetër, burime pranë Bashkisë së Korçës bëjnë me dije se tregtarët janë njoftuar prej ditësh për heqjen e tendave dhe lirimin e hapësirave publike, ndërsa për ata që nuk kanë zbatuar vendimet janë vendosur masa administrative.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026