Meçollari analizon fjalën e kandidatit për ambasador në Shqipëri: Ja pse nuk e përmendi Qeverinë
Kapiteni i Rangut të Parë, Artur Meçollari i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur fjalën e kandidatit për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt në Senatin Amerikan. Meçollari gjatë fjalës së tij u shpreh se Wendt është gjeneral në pension i cili ndryshon nga diplomatët e zakonshëm.
Për shkak të karrierës dhe eksperiencës, Meçollari theksoi se ai nuk do të jetë diplomat i zakonshëm. Sipas tij ai do të jetë një metodist në mënyrën e vlerësimit të situatës dhe më këmbëngulës në arritjen e objektivave.
Sa i përket pjesës ku ai nuk bëri deklarata ndaj qeverisë, Meçollari theksoi se ai nuk vendos barriera pa u caktuar ambasador. Sipas tij, ambasadori është përfaqësues i presidentit të Shteteve të Bashkuar që punon me qeverinë që është në pushtet.
“Shumë njerëz që mendojnë që pse nuk e atakoi qeverinë. Duhet të kuptojmë, në përkufizim ambasadori është përfaqësuesi i presidentit të Shteteve të Bashkuar që punon me qeverinë që është në pushtet.
Pra ai nuk mund të vendosi barriera me qeverinë pa ardhur ambassador sepse do të punojmë me qeverinë. Nga ajo që unë kuptova çështjen e SPAK-ut e trajtoj jashtëzakonisht mirë. Më pëlqeu mënyra si e trajtoi.
Kishte disa paqartësira ose kishte disa gjëra që nuk shkonin. Për shembull fakti që ai tha unë nuk kam dijeni për investimet e familjes Trump, domethënë kjo nuk shkon sepse në fakt çdo gjë që kërkon në web e gjen menjëherë, kjo ishte një mënyrë për të shmangur vazhdimin e pyetjes”, tha ai.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë