Trauma dhe Spitali Lushnjes shkaktojnë debat mes ministres Sala, Korreshit dhe deputetes Xhixho

21 Maj 2026 | 13:56

Seanca parlamentare e kësaj të enjteje u shoqërua me debate të forta mbi sistemin shëndetësor, ku në qendër të përplasjes ishte gjendja në spitalin e Lushnjës dhe rikonstruksioni i Spitalit të Traumës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, tha pwr Ministrinë e Shëndetësisë se sipas tij ka mungesë kushtesh dhe problematika serioze në spitalin e Lushnjës. Ai iu referua një auditimi të vetë ministrisë, sipas të cilit kuzhina, lavanderia dhe magazina qendrore rezultonin në kushte të papërshtatshme.

“Sipas verifikimit që është bërë në Spitalin e Lushnjës, lavanderia, magazina qendrore dhe kuzhina ishin në kushte të këqija, me mure me myk dhe të pamirëmbajtura”, tha Korreshi.

Deputeti ngriti shqetësime edhe për mungesën e ilaçeve, mosfunksionimin e aparaturave mjekësore dhe vështirësitë në shërbimin e urgjencës gjatë rikonstruksionit të godinave.

Në një moment emocional të fjalës së tij, Korreshi ndau edhe një rast personal, duke pretenduar se një i afërm humbi jetën për mungesë ekzaminimi në kohë.

“Për 1 EKO vdiq. Po të ishte konstatuar zemra e zmadhuar, do kishte shpëtuar 38-vjeçari”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, i cilësoi deklaratat e opozitës si “alarm politik”, duke theksuar se në spitalin e Lushnjës po kryhen investime dhe rikonstruksione të planifikuara.

“Nuk është lyerje muresh për fotografi propagandistike. Kemi zgjedhur të ndërhyjmë duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit”, deklaroi Sala.

Sipas ministres, punimet kanë nisur në mars dhe përfshijnë ndërhyrje në urgjencë, imazheri, kirurgji dhe repartet mbështetëse, ndërsa shërbimi vijon në ambiente të tjera të spitalit.

Debati vijoi edhe për situatën në Spitali Universitar i Traumës, pas akuzave të deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, se sallat operative janë mbyllur dhe pacientët po përballen me vonesa.

“10 salla operative janë mbyllur për shkak të një rikonstruksioni që zgjat pa fund”, tha Xhixho.

Ministrja Sala mohoi që spitali të jetë jashtë funksionit, duke sqaruar se rikonstruksioni po kryhet me faza për të mos ndërprerë shërbimet.

“Spitali i Traumës nuk është mbyllur dhe asnjë qytetar nuk është lënë pa shërbim”, deklaroi ajo.

Sipas ministres, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 janë trajtuar mbi 19 mijë pacientë dhe janë kryer 932 operacione urgjente. Ajo shtoi gjithashtu se nuk ka mungesë materialesh ortopedike apo probleme me sterilizimin në sallat kirurgjikale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026