Britania thërret ministrit izraelit: Sjellja shkel dinjitetin njerëzor

21 Maj 2026 | 14:35

Britania e Madhe ka thirrur të ngarkuarin me punë të Izrael pas publikimit të një videoje nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir, ku ai shfaqej duke tallur aktivistët e ndaluar nga flotilja humanitare me destinacion Gaza.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme britanike e cilësoi sjelljen e Ben-Gvir si shkelje të standardeve bazë të respektit dhe dinjitetit njerëzor.

“Kjo sjellje shkel standardet më themelore të respektit dhe dinjitetit për njerëzit”, thuhet në reagimin zyrtar të Londrës.

Autoritetet britanike shprehën gjithashtu shqetësim të thellë për kushtet e paraburgimit të aktivistëve të ndaluar dhe kërkuan sqarime nga autoritetet izraelite.

“Ne i kemi bërë të qarta detyrimet e tyre për të mbrojtur të drejtat e të gjithë atyre që janë të përfshirë”, thuhet më tej në deklaratë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026