Rriten çmimet e naftës, skepticizëm për marrëveshjen SHBA-Iran
Çmimet e naftës janë rritur në tregjet ndërkombëtare, ndërsa investitorët po shfaqen gjithnjë e më skeptikë për një përparim të mundshëm në bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit.
Sipas raportimeve, negociatat mbeten të bllokuara për shkak të mosmarrëveshjeve mbi rezervat e uraniumit të Teheranit, si edhe çështjen e bllokadës në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
Nafta bruto Brent u rrit me 2.38 dollarë, ose 2.3%, duke arritur në 104.96 dollarë për fuçi në orët e para të së premtes sipas orës GMT. Ndërkohë, nafta bruto amerikane West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 1.73 dollarë, ose 1.8%, duke u tregtuar në 98.08 dollarë për fuçi.
Rritja vjen pas rënies me rreth 2% të të dy standardeve të naftës gjatë së enjtes, kur çmimet prekën nivelin më të ulët në afro dy javë.
Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
Conad feston 20 vite suksesi dhe revolucioni në tregun shqiptar
Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
- 10:07 SHBA armatos Turqinë! Reagimi i parë i kryeministrit grek në Ankara
- 09:58 I veshur sportiv, Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s. Përshëndet kalimtarët (VIDEO)
- 09:58 Operacion kundra lojërave të fatit në Fushë-Krujë, arrestohen 3 persona mes tyre një polic
- 09:42 Trafiku i 8 tonëve drogë nga Amerika Latine, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit
- 09:37 Sulme amerikane ndaj Iranit, Trump u konsultua me këshilltarët e tij në Turqi përpara se të merrte vendimin
- 09:29 Prokurorët francezë nisin hetimet për sulmin racist ndaj Kylian Mbappe nga senatorja paraguaiane