GJKKO rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberi për ndryshimin e masës së sigurisë

22 Maj 2026 | 13:50

Rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lërë në fuqi masën ekzistuese të sigurisë, duke mos pranuar kërkesën e tij për zëvendësim.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, Berberi kishte paraqitur më 18 maj 2026 kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij me vendimet e datave 13 dhe 16 mars 2024.

Bëhet me dije se ish-kreu i ARRSH-së kishte ofruar edhe garanci pasurore në vlerën e 1 milion lekëve, në kuadër të kërkesës për zbutjen e masës së sigurisë.

Në përfundim të shqyrtimit, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Marinela Osmani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi vendosi rrëzimin e kërkesës, duke e cilësuar atë të pabazuar në ligj dhe në prova.

Gjykata bëri me dije gjithashtu se ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026