Alarmi nga hipertensioni, mjekja: Në Shqipëri shifrat mbi mesataren globale

22 Maj 2026 | 14:36

Thuajse 1 në 2 të rritur në Shqipëri vuan nga hipertensioni. Mjekët japin alarmin se në vendin tonë shifrat janë mbi mesataren globale, ndërsa shtojnë se vetëm 11% e të sëmurëve marrin mjekimin e duhur.

“47% është prevalenca e hipertensionit në Shqipëri, shumë mbi mesataren globale që varion në 34% dhe më problem është që vetëm 11% ose e thënë në shifra 1 në 10 persona mjekohen sic duhet për hipertensionin”, tha Eneida Hoxha Mjeke Interne, në QSUNT.

I konsideruar si vrasësi i heshtuar pasi shpesh ai nuk jep shenja, hipertensioni i pa mjekuar dhe trajtuar si duhet mund të çojë në dëmtimin e disa organeve.

“Hipertensioni sot është një problem mbarëkombëtar me një peshë të rëndësishme tek shëndeti publik, dëmton zemrën duke dhënë insuficencë dhe infarkt miokardi, dëmton trurin duke dhënë ishemira, dëmton veshkën duke dhënë sëmundje renale kronike dhe dëmton sytë dhe enët e mëdha të gjakut duke mos e ndjerë në shenja pacientët shpesh e nënvlerësojnë”, u shpreh Eneida Hoxha

Mjekët thonë se në disa raste hipertensioni është i trashëguar, por në shumë  të tjera ai po haset tek moshat e reja dhe shkak është mënyra e jetesës.

“Sot ka ndryshuar shumë stili i jetesës, njerëzit bëjnë jetë sedentare, ushqehen keq, sasia e kripës është e madhe, duhani, konsumimi i alkoolit, të gjitha këto ndikojnë tek hipertensioni”, theksoi ajo. 

Por çfarë këshillohet për të mbajtur hipertensionin në normat 12 me 8 që për mjekët konsiderohet vlera ideale.

“Duke shtuar aktivitetin fizik, duke ulur sasinë e kripës, duke ngrënë shëndetshëm. Këto janë masat paraprake që të gjithë duhet të marrin nëse vuajnë nga hipertensioni”, tha mjekja.

Mjekët këshillojnë kontrolle periodike në moshat aktive për të kapur në kohë dhe tjatuar si duhet hipertensionin, në mënyrë që të parandalohen demtimet e organeve të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit

Policia e Vlorës ka bërë bilancin e punës për muajin qershor 2026, duke njoftuar se janë evidentuar 254 vepra penale, nga të cilat 240 janë...
11:46 | 13/07/2026

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, lidhur...
11:31 | 13/07/2026

Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefen Ziçi, i akuzuar...
10:37 | 13/07/2026