Infeksionet seksualisht të transmetueshme arrijnë shifra rekord në Europë
Infeksionet seksualisht të transmetueshme po arrijnë nivele rekord në Europë. Sipas një raporti të ri të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, rastet me gonorre dhe sifiliz janë rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, duke alarmuar ekspertët e shëndetit publik.
Vetëm në vitin 2024, në Europë u regjistruan mbi 106 mijë raste me gonorre, një rritje me 303% krahasuar me vitin 2015. Ndërkohë, rastet me sifiliz u dyfishuan, duke arritur në mbi 45 mijë raste. Klamidia mbetet infeksioni seksualisht i transmetueshëm më i përhapur, me më shumë se 213 mijë raste të raportuara.
Ekspertët paralajmërojnë se shumë prej këtyre infeksioneve kalojnë pa simptoma, sidomos tek gratë, duke rritur rrezikun për komplikacione serioze si infertiliteti, dhimbjet kronike dhe problemet neurologjike apo kardiake në rastin e sifilizit.
Shqetësues konsiderohet edhe shtimi i rasteve të sifilizit kongjenital, që transmetohet nga nëna tek foshnja gjatë shtatzënisë. Numri i rasteve pothuajse është dyfishuar krahasuar me një vit më pare dhe arriti nivelin më të lartë që nga viti 2009.
Sipas specialistëve, një nga arsyet kryesore të rritjes së transmetimit të IST është ulja e përdorimit të prezervativëve dhe shtimi i numrit të partnerëve seksualë, sidomos tek të rinjtë.
Autoritetet shëndetësore europiane po bëjnë thirrje për më shumë testime, ndërgjegjësim dhe masa parandaluese, për të frenuar përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme në kontinent.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë