Projekti “EU4green GEN” në bashkëpunim me Data Centrum, sjell vëmendjen tek mbrojtja e biodiversitetit
Në ditën ndërkombëtare për mbrojtjen e diversitetit, drejtoresha e projektit të Bashkimit Europian “EU4green GEN” Mirjam Neziri së bashku me drejtuesen ekzekutive të Data Centrum Dr. Sonila Çelën kanë ndarë për Euronews Albania detaje nga kjo iniciativë e Bashkimit Europian që synon të kthejë vëmendjen e njerëzve sidomos të gjeneratës së re drejt natyrës, mbrojtjes së saj si dhe të përafrojë vendin tonë me standardet e BE-së
Drejtuesja ekzekutive e Data Centrum Dr. Sonila Çela tha se studimi ka përfshirë 1 mijë persona të pyetur ballë për ballë të shpërndara në 12 qarqe. Ky është i pari studim, baza ku nisin të gjitha strategjitë që lidhen me mjedisin
Në studim ndotja e ujit është perceptuar si një nga çështjet më serioze
Drejtoresha e projektit të Bashkimit Europian “EU4green GEN” Mirjam Neziri, tha se qasja ndaj të rinjve është e rëndësishme ndaj I ftoi ata të bëhen pjesë e një konkursi që do të zhvillohet në disa qytetet të vendit
Studimi I kryer nga Data Centrum sjell një pasqyrë të plotë përkthyer në shifra në lidhje me ndarjen e mbetjeve por edhe me perceptimin e shqiptarëve për sa i përket çështjeve të biodiversitetit
Projekti i Bashkimit Europian “EU4green GEN” vjen si një mbështetje e rëndësishme sidomos në këtë periudhë, ku Shqipëria po mbyll të gjitha grupkapitujt për anëtarësimin e saj në familjen europiane. Një ndër grupkapitujt kryesorë mbetet pa diskutim mjedisi, mbrojtja e tij.
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset