PD zbulon të dhënat, ja sa demokratë votuan për kreun e Partisë Demokratike në 3 orët e para

23 Maj 2026 | 13:21

Partia Demokratike ka njoftuar se në procesin e votimit për kreun e PD-së në tre orët e para kanë votuar 11.906 anëtarë. Drejtuesja e Komisionit të Operacioneve Elektorale në PD, Albana Vokshi theksoi se pjesëmarrja konsiderohet e lartë.

Ajo theksoi se 87 qendra votimi janë të hapura që nga orë 08:00 dhe procesi do të vijojë deri në orën 18:00. Sipas saj, procesi po vijon i qetë dhe pa asnjë problem. Ndër të tjera, Vokshi u shpreh se sot janë thirrur për të votuar 51.737 anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote.

“Atëherë, kjo është dalja e parë e KOKOE-s, për të, duke qenë transparentë, po ju informojmë për të dhënat e para që kemi marrë nga 77 degë të Partisë Demokratike.

Janë 87 qendra votimi të hapura në orën 8. Votimi do të vazhdojë deri në orën 18. Procesi ka nisur dhe po vijon i qetë, pa asnjë problem, dhe me pjesëmarrje të lartë.

Deri në orën 11, në bazë të informacioneve që kemi marrë nga degët, nga komisionet e votimit nga degët, kanë votuar 11.906 votues. Kjo është e dhëna që kemi marrë tani.

Të dhënën tjetër për numrin e votuesve do ta japim çdo dy orë ose çdo tre orë deri në orën 18. Dhe në orën 18 më pas do bëjmë mbylljen e të gjithë numërimit dhe pastaj votimin në të gjitha degët”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa siç shihet edhe nga pamjet...
15:54 | 02/07/2026

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP këtë të enjte ka zhvilluar seancë plenare ku vendosi shpalljen e fillimit të procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve...
15:50 | 02/07/2026

Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dalë me një deklaratë këtë të enjte lidhur me tensionet e regjistruara  gjatë protestës së sotme të qytetarëve para Parlamentit....
15:39 | 02/07/2026