7 “Range Rover” të vjedhura, policia në kërkim të grupit që godet makinat luksoze
Automjetet luksoze “Range Rover” janë kthyer në synimin kryesor të një grupi grabitësish që në harkun kohor të pak muajve kanë arritur të vjedhin 7 të tilla. Rasti i fundit ka ndodhur vetëm 3 ditë më parë.
Autorëve iu deshën vetëm 14 sekonda për të hapur dhe ndezur automjetin, çka ka shtuar dyshimet e hetuesve se ata kanë përdorur pajisje speciale të teknologjisë së fundit për të thyer sigurinë e automjetit të kushtueshëm.
Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se autorët e dyshuar arritën t’i shpëtonin një mbrëmje një operacioni policor duke djegur edhe automjetin që lëviznin pranë zonës së Tapizës.
Sipas hetimeve paraprake ka dyshime të forta se automjetet e vjedhura janë çmontuar për t’u shitur për pjesë këmbimi ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia që të jenë dublikuar të dhënat.
Vjedhja e automjeteve është një shqetësim i vjetër për policinë ndërsa lidhur me këtë fenomen emisioni “Unpublished” në Euronews Albania i kushtoi një puntatë mënyrës si operojnë këto grupe që në shumicën e rasteve janë përsëritës ose persona me precedentë të mëparshëm penal.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus