Skema Kombëtare e Bujqësisë, 5.2 miliardë lekë për fermerët! Hapen aplikimet, ndryshime në kriteret e përfitimit
Ministria e Bujqësisë ka hapur sot thirrjet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë për këtë vit, duke u dhënë fermerëve mundësi për të përfituar mbështetje financiare për blegtori, bletari, mbjellje dhe investime në fermë.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi në rrjetet sociale se skema përbën një hap të rëndësishëm për mbështetjen e prodhimit vendas, formalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.
Edhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla, u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë përmes portalit e-Albania, duke njoftuar hapjen e 12 masave mbështetëse.
“Është koha të aplikoni për 12 masa mbështetëse. Më 25 maj hapim thirrjen kombëtare”, deklaroi Salla.
Skema e këtij viti parashikon një fond prej 5.2 miliardë lekësh dhe synon të përfshijë më gjerësisht fermat e vogla, duke lehtësuar edhe kriteret e përfitimit.
Në blegtori, është përgjysmuar numri minimal i krerëve të nevojshëm për përfitim. Fermerët për bagëtitë e gjedhit do të përfitojnë 12 mijë lekë për krerë, për tufa me të paktën 5 krerë, nga 10 që ishte më parë. Për të imtat, mbështetja rritet në 1,500 lekë për krerë, me kusht minimal prej 50 krerësh.
Për herë të parë, skema përfshin edhe mbështetje për dosat, në masën 7 mijë lekë për krerë, për ferma me të paktën 5 krerë. Ndërkohë, bletaria financohet me 20 mijë lekë për zgjua, për fermat me minimumi 25 koshere, nga 50 që ishte më parë.
Nga skema e re është hequr subvencionimi i naftës pa taksa, me argumentin se nuk ka dhënë efektet e pritshme dhe është shoqëruar me abuzime.
Ndërkohë, fermerët do të duhet të pajisen me faturë nga grumbulluesit apo agroturizmet për shitjet e produkteve, si kusht për përfitimin e kompensimit prej 10% që pritet të nisë më 1 korrik.
Skema përfshin 12 masa mbështetëse, mes tyre për blegtori, bletari, fermat organike, kontrollin biologjik të dëmtuesve, certifikimin Global GAP, si dhe mbështetje për investime në mekanizim, rikonstruksion stanesh dhe fermerët e rinj.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit