Rriten turistët me 8.8%, mbi 700 mijë të huaj hynë në Shqipëri në muajin prill
Shqipëria vijon të shënojë rritje të hyrje-daljeve në territor gjatë muajit prill. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në muajin prill 2026 kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 1.4 milion shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke regjistruar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat tregojnë se hyrjet dhe daljet në pikat kufitare vijojnë të dominohen nga shtetasit që udhëtojnë për motive personale dhe turistike, ndërsa pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj vijnë nga vendet e Europës Jugore.
Sipas statistikave të INSTAT, trendi i rritjes së lëvizjeve ka vijuar edhe gjatë muajve të parë të vitit 2026. Në mars u regjistruan rreth 1.28 milion hyrje në Shqipëri, me një rritje prej 11.7% krahasuar me marsin e vitit të kaluar.
Edhe gjatë muajit shkurt u raportuan mbi 1.1 milion hyrje dhe dalje në territor, ndërsa në janar hyrjet arritën në rreth 1.19 milion persona.
INSTAT evidenton se pjesa dërrmuese e shtetasve të huaj që hyjnë në Shqipëri e bëjnë këtë për qëllime personale, turizëm apo vizita familjare, ndërsa hyrjet nga vendet europiane vijojnë të zënë peshën kryesore të fluksit.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për reformën në arsimt (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama