Elbasani i jep leksion Dinamos dhe rikthehet fuqishëm në garën për titullin e Superligës

25 Maj 2026 | 07:37

AF Elbasani ka siguruar fitoren e parë në fazën “Final 4” të kampionatit “Abissnet Superiore”, duke triumfuar me rezultatin bindës 3-0 ndaj Dinamo City-t në stadiumin Air Albania.

Elbasani dominoi plotësisht fraksionin e parë, duke shfrytëzuar edhe superioritetin numerik pas kartonit të kuq të Gudiabi. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 25-të, kur Tsague finalizoi me kokë një top të ardhur nga Loukili. Vetëm dy minuta më vonë, Tsague përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Dinamo City-t për të realizuar edhe golin e dytë personal në këtë sfidë.

Skuadra elbasanase vijoi presionin dhe në minutën e 38-të ishte Diallo ai që vulosi shifrat 3-0, duke mbyllur një pjesë të parë perfekte për verdheblutë.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës ishte më i qetë, me Elbasanin që administroi avantazhin dhe ruajti rezultatin deri në vërshëllimën finale.

Falë kësaj fitoreje, Elbasani ngjitet në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Egnatia kryesuese. Vllaznia renditet në vendin e tretë me 31 pikë, ndërsa Dinamo City mbetet në vendin e katërt me 27 pikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik

Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kanë nisur sulme të tjera ndaj Iranit, me qëllim dobësimin...
22:27 | 08/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026