Seanca për Veliajn, avokati Ndreca: Pres arsyetimin atëherë mund të shprehem se çfarë ka vendosur gjykata

26 Maj 2026 | 13:09

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca pas shtyrjes së seancës në GJKKO ka folur para gazetarëve. Ndreca lidhur kthimin e çështjes në Gjykatën e Lartë iu përgjigj gazetarëve se po pret të arsyetohet vendimi dhe se nuk dëshiron të bëjë deklaratë të nxituara.

Ai shtoi se janë bërë disa kërkesa ndër të cilat zëvëndësimi i masës së sigurisë. Ndreca shtoi se po presin vendimin e Gjykatës së Lartë.

“Nuk e komentoj dot sepse kam të njëjtin informacion që keni ju. Do pres të arsyetohet vendimi. Kur të arsyetohet vendimi atëherë kam një panoramë të qartë.

Edhe njëherë, duhet të jemi rezervuar për shkak të faktit se nuk e kam arsytimin dhe nëse unë bëj deklaratat të nxituara pa pasur arsyetime mendoj që nuk i shërben çështjes. Ne kemi bërë një seri kërkesash.

Kërkesa është publike, ju është vënë në dispozicion dhe ju, por duhet të jemi i saktë dhe shumë profesional në deklarimin, në kuptimin që pasi të marr arsyetimin atëherë mund të shprehem qartësisht se çfarë ka vendosur gjykata.  Kjo është kërkesë për zëvendësim mase e cila është shqyrtuar nga gjykata e shkallës së parë dhe Apelit dhe presim Gjykatë të Lartë”, tha ai para gazetarëve.

Gjykata Kushtetuese vendosi që Gjykata e Lartë të rishqyrtojë kërkesën për liri të Erion Veliaj. Gjykata e Lartë duhet të arsyetojë pse masa “arrest me burg” është e nevojshme dhe pse nuk mjaftojnë masa më të lehta sigurie, duke marrë parasysh edhe detyrën e tij si kryebashkiak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026