Shtyhet seanca ndaj Veliajt në GJKKO, shkak mungesa e avokatëve! Zbardhen debatet Ndreca-Dado
Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Seanca u shty për shkak të mungesave të avokatëve dhe do të zhvillohet seanca e radhës në datë 10 qershor. Pas nisjes së seancës u rrëzua kërkesa për transmetim live të diskutimeve brenda në sallë.
Në seancë mungonte njëri nga avokatët e Ajola Xoxës. Avokati Maksim Haxhia theksoi se avokati tjetër i Xoxës, Dritan Jahaj mungonte në seancë për arsye shëndetësore.
“Marr pjesë në cilësinë e kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në një konferencë me partner europian. Mungon avokati tjetër i Xoxës Dritan Jahaj, që paraqet arsye shëndetësore për mungesën. Për këtë të fundit Xoxa ka bërë revokim të prokurës së përgjithshme të mbrojtjes ku në vend të tij është zgjedhur avokati Gurali Braimllari”, tha ai.
Prokurori Ols Dado gjatë seancës u shpreh se katër të pandehur po bëhen pengesë për vijimin e gjykimit.
Diskutimet:
Ols Dado: SPAK çmon se jemi në kushte për shtyrje të seancës, për shkak se shkaktohet nga mosparaqitja e të pandehurve apo avokatëve të tyre, kërkojmë pezullimin e afateve të paraburgimit Erion Veliaj.
Plarent Ndreca: Antikushtetuese, e pabazuar dhe cënon lirinë e Veliajt që nuk bëhet shkak për shtyrjen e seancës, ka caktuar avokat, avokati është këtu.
Plarent Ndreca: Gjykata e themelit para se të ndahej çështja ka urdhëruar që të njihet me të gjitha aktet. Nuk është zbatuar ky vendim dhe kërkojmë të merren masa. As unë as i pandehur nuk kemi akses në provat, akoma nuk kemi kopje. Kjo kohë deri seancën tjetër të përdoret për të na vënë në dispozicion provat digjitale.
Ols Dado: Gjykata e themelit ka marrë vendim për dorëzim aktesh fizikisht dhe janë dorëzuar, akte të cilat i përkasin të pandehurit në fjalë. Janë pjesë e procedimit por nuk i përkasin të pandehurit aktet që kërkohen.
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri