Dy gra nënkryetare të PD? Gazetari Hoxha zbardh ndryshimet në statut
Gazetari Ardit Hoxha solli detaje nga ndryshimet e parashikuara në statutin e Partisë Demokratike të prezantuara mbrëmjen e së mërkurës.
Ne emisionin Now ne Euronews Albania, ai shpjegoi se nisur nga kuota 40 për qind për gra në organet drejtuese nuk përjashtohet mundësia që të jenë 2 zonja nënkryetare të PD në një kohë që aktualisht janë 4 nënkryetarë.
‘Edhe me kuotat aktuale, një nga 4 nënkryetaret edhe me kuotat e tanishme duhet të ishte zonjë, nuk duhet të habitemi nëse do kemi 2 nënkryetare nëse zbatohet statuti… Pas kuvendit do ngrihet Këshilli i ri Kombëtar dhe mbi bazën e tij është ai që vendos për përbërjen e re të kryesisë, nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm, sekretariatet dhe organeve të tjera drejtuese. Një element i rëndësishëm është lista e kandidatëve për këshillin kombëtar të PD që pritet të diskutohet dhe të miratohet mbrëmjen e sotme. Do kemi emra të rinj që kanë qenë me vokacion opozitar gjatë këtyre viteve por jo zyrtarisht pjesë e PD. Nëse ata lejohen lihet të kuptohet se PD po shkon drejt një procesi hapjeje, nëse do kemi riciklim të figurave sinjalet nuk do ishin aq pozitive në drejtim të hapjes.
Gjasat janë që Këshilli Kombëtar i PD të zgjerohet me personalitete që kanë mbajtur poste te rendesishme ne PD, veç 150 anëtarëve aktualë, kryesia do propozojë edhe 100 emra të rinj’, shpjegoi Hoxha.
“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm
Trump kritika Senatit: Po ma vështirësoni punën, Irani është gati për t’u rrëzuar
“Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola
- 08:14 Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës
- 08:13 Goli vendimtar i Munoz, Kolumbia mposht me rezultat minimalist Kongon
- 08:10 Trump urdhëron Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për çmimet e larta të benzinës
- 08:05 “Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm