PD miraton ndryshimet në statut. Shtyhet votimi për kandidatët në Këshillin Kombëtar

27 Maj 2026 | 23:57

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar ndryshimet e propozuara në statutin e partisë, bëjnë me dije burime për Euronews Albania. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të mërkurë, ku në fokus kanë qenë ndryshimet organizative dhe strukturore të forcës politike.

Ndërkohë, sa i përket pikës së dytë në rendin e ditës, që lidhet me listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar, procesi pritet të përfundojë nesër.

Sipas burimeve, Kryesia ka propozuar disa ndryshime në listën fillestare që u paraqit në nisje të mbledhjes, çka ka shtyrë finalizimin e saj për një tjetër diskutim.

Ndryshimet në statut

Ndër ndryshimet kryesore të propozuara përfshihen: Rritja e përfaqësimit të diasporës shqiptare në jetën politike të partisë, duke parashikuar që 15% e listave zgjedhore dhe e organeve drejtuese të përbëhen nga përfaqësues të diasporës.

Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në parti, me synimin për të rritur përfaqësimin e tyre nga 30% në 40%.

Ngritja e një Komisioni të Seleksionimit të Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, që do të funksionojë përpara procesit të primareve.

Përmirësimi i organizimit bazë të partisë, përmes forcimit të grupseksioneve dhe nëndegëve, si dhe rritjes së rolit të Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

Forcimi i bashkëpunimit mes degëve të partisë dhe të zgjedhurve vendorë, përfshirë këshilltarët bashkiakë.

Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të partisë.

Saktësimi i rregullave për shkarkimin e kryetarëve të degëve, duke parashikuar më shumë garanci për qëndrimin e tyre në detyrë.

Sipas grupit të punës, këto ndryshime synojnë forcimin e demokracisë së brendshme në parti dhe rritjen e efikasitetit organizativ në të gjitha nivelet e saj.

Berisha: Transformim i partisë

Partia Demokratike mblodhi pasditen e së mërkurës Kryesinë. Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha në fjalën e tij në nisje të mbledhjes se objektivi prioritar i kësaj force politike do të jetë transformimi me qellimin final ardhjen ne pushtet dhe hapja e dyerve për anëtarësime të reja në të gjitha nivelet.

Berisha theksoi se do të jetë Kuvendi Kombëtar që do të sanksionojë bazat e transforimit të vërtetë të partisë.

‘PD do të arrijë atë transformim të domosdoshëm për të përmbushur një mision historik të saj, dhe misioni historik i PD është rikthimi i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë dhe rikthimi i PD në pushtet.

Në të gjithë këtë përpjekje, ne synojmë të angazhojmë, të mobilizojmë çdo potencial për përmbushjen e misionit tonë të vështirë.

Në këtë udhëtim, ne mbështetje më kryesore kemi lirinë, demokracinë e kësaj partie, konsultën me anëtarësinë, ripërtëritjen e saj të fuqishme me anëtarësime të reja, ripërtëritjen e saj në të gjitha nivelet.

PD do të jetë parti e seksionit. Riorganizimi nënkupton anëtarësime të reja dhe zhdukjen e çdo barriere që pengon afrimin e anëtarëve të rinj. Do të hapim dyert në të gjitha nivelet për prurje të reja”, u shpreh Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026