“Fati” i Veliaj sot në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet rekursi për masën e sigurisë

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
28 Maj 2026 | 07:56

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë këtë të enjte rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë më të butë.

Paralelisht me këtë proces, Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë një tjetër kërkesë të Veliajt lidhur me lirinë e tij. Në vendimin e saj, Kushtetuesja kërkon që Gjykata e Lartë të japë argumentim të detajuar mbi proporcionalitetin e masës së sigurisë në raport me funksionin publik që ushtron Veliaj si kryebashkiak i Tiranës.

Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë duhet të vlerësojë nëse masa “arrest me burg” cenon në mënyrë të pajustifikuar të drejtën për t’u zgjedhur dhe ushtrimin e mandatit si drejtues i bashkisë së kryeqytetit.

Me rikthimin e çështjes në shqyrtim, trupa gjykuese pritet të argumentojë edhe pse masat alternative të sigurisë nuk konsiderohen të mjaftueshme në rastin konkret. Kjo në përputhje edhe me vendimin unifikues të vetë Gjykatës së Lartë të datës 4 maj, që parashikon nevojën për arsyetim të posaçëm kur vendoset masa më e rëndë e sigurisë.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ndërkohë, SPAK ka dërguar dosjen për gjykim pesë muaj më parë, duke ngritur ndaj tij 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 19 e protestës qytetare, policia merr në hetim 27 persona

Pas ditës së 19-të të protestës qytetare, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht 27 shtetas, të cilët dyshohet se janë përfshirë në...
15:41 | 19/06/2026

Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative për çështjen mes Veliajt dhe Dados

Seanca e planifikuar për t’u zhvilluar këtë të premte në Gjykatën Administrative, ku përballen kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe prokurori Ols Dado, nuk është...
15:23 | 19/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026