Osmani: Bashkohu është zëri i atyre që nuk pranojnë ta shohin Kosovën të lodhur nga ndarjet, frika dhe urrejtja
Kandidatja e LDK-së për Presidente, Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubimin hapës të fushatës së LDK-së, të enjten nga ora 18:00, në sallën “1 tetori”.
Osmani tha se e ardhmja nuk fitohet duke e luftuar njëri-tjetrin, por duke u ngritur bashkë..
Ajo ftoi qytetarët të bashkohen për siç tha ajo një Kosovë që nuk i nënshtrohet frikës, por ecën me dinjitet, drejtësi dhe shpresë.
Postimi i plotë:
BASHKOHU është zëri i atyre që nuk pranojnë ta shohin Kosovën të lodhur nga ndarjet, frika dhe urrejtja.
Është thirrje për njerëzit që ende besojnë se ky vend mund të udhëhiqet me ndershmëri, dije dhe guxim qytetar.
Kur përçarja bëhet armë politike, bashkimi bëhet rezistencë. E kur humbet shpresa, është detyrë kombëtare ta rikthejmë së bashku.
Sepse e ardhmja nuk fitohet duke e luftuar njëri-tjetrin, por duke u ngritur bashkë.
Prandaj BASHKOHU, për një Kosovë që nuk i nënshtrohet frikës, por ecën me dinjitet, drejtësi dhe shpresë.
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar