Pse nuk po hapet PD? Po Nokës kush do ja zërë vendin? Flet anëtarja e këshillit kombëtar të PD
Ilirjana Kucana, anëtare e këshillit kombëtar të PD tha në emisionin Now në Euronews Albania se në këshillin e ri kombëtar të PD ka emra të rinj, intelektualë dhe profesionistë.
Ajo u shpreh se qasja e vetë kryetarit Sali Berisha është që të afrohen sa më shumë njerëz të tillë në parti, ndërsa siguroi se PD është e mbushur me të rinj e të reja që do të ofrojnë surpriza në parti.
“Interesi për të qenë pjesë e politikës sot nga intelektualët mendohet shumë. PD ka bërë hapje, duhet të bëjë edhe më shumë. Nga emrat e djeshëm ka edhe emra të rinj.
Qasja e Berishës është që të afrojmë sa më shumë intelektualë, profesionistë pranë PD-së, se PD ka programin më të mirë. Berisha e shpëtoi opozitën, e bashkoi, doli përtej dhe e bashkoi opozitën. Detyra e tij tani është të zgjedhë një ekip dinjitoz.
Statuti e thotë qartë që demokratët zgjedhin Këshillin Kombëtar, që do marrë vendime të rëndësishme. Nga ana tjetër, për pozicionet e tjera drejtuese janë propozime të kryetarit të partisë.
PD do ketë surpriza, do jetë plot me të rinj e të reja që duhet të promovohen më shumë dhe të marrin përgjegjësi.
Flamuri (Noka) ka bërë betejat e tij që janë të pamohueshme, ka bërë ato beteja atëherë kur nuk guxonte kush dhe i ka dalë në krah kur të tjerët ishin duke u menduar. Kur drejton edhe gabon, gabime ka bërë edhe kryetari dhe i ka pranuar”, tha Kucana.
“Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
“Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar