Policia aksion kontrolli, gjoba dhe bllokime për mjetet lundruese në Sarandë e Ksamil
Komisariati i Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka zhvilluar një aksion kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve lundruese që operojnë në zonat turistike të Sarandës dhe Ksamilit. Kontrollet janë fokusuar në verifikimin e përdorimit të pijeve alkoolike nga drejtuesit, si dhe në evidentimin e shkeljeve të tjera të legjislacionit në fuqi.
Gjatë aksionit të zhvilluar pasditen e së shtunës, autoritetet konstatuan disa shkelje, për të cilat u vendosën katër masa administrative. Sanksionet variojnë nga gjoba prej 50 mijë lekësh të rinj deri në bllokimin e mjeteve lundruese për një periudhë prej dy muajsh.
Policia Kufitare ka bërë të ditur se kontrollet do të intensifikohen gjatë sezonit turistik, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve në Sarandë dhe Ksamil. Një risi e këtij viti është kontrolli i drejtuesve të mjeteve lundruese edhe për konsumimin e alkoolit.
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 09:57 Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)
- 09:44 Rama: Review-t negative ndaj bizneseve në kulmin e sezonit, sulm i pabesë dhe i motivuar politikisht