Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë, takime me drejtues të lartë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka mbërritur në Prishtinë, ku gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë institucionalë dhe politikë të Kosovës.
Sipas axhendës zyrtare, në orën 10:00 ministri Hoxha do të pritet në takim nga Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës. Më pas, në orën 10:45, ai do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Vizita do të vijojë me pritjen nga Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në orën 12:10, dy ministrat e Jashtëm do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
“Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri Hoxha do të zhvillojë takime edhe me drejtues dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë, mes tyre Bedri Hamza, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Gjini, Kryetar i Partisë Aleanca, si dhe Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në kuadër të vizitës zyrtare, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme do të zhvillojë gjithashtu një takim në Bazën e KFOR-it me Gjeneral-major Ozkan Ulutash, Komandant i KFOR-it. Ai do të takohet edhe me pjesëtarët e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të angazhuar në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë”, bën me dije zyra e shtypit në Ministrinë e Jashtme.
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord