Kryeplaku i Shishtavecit: Fshati po boshatiset, s’ka më patate si dikur

31 Maj 2026 | 18:22

Kryeplaku i Shishtavecit në emisionin “Njerëzit e Fshatit” në Euronews Albania, tregon me dhimbje për zbrazjen e fshatit dhe mungesën e investimeve.

Kryeplaku kujton se rreth viteve 2000-2001, Shishtaveci kishte mbi 2,000 banorë dhe rreth 413 familje. Që nga ajo kohë, njerëzit kanë ikur masivisht. Ai thekson se sot në fshat kanë mbetur pothuajse vetëm mosha e tretë. Ai ndër të tjera thekson se edhe fëmijët e tij kanë ikur në emigrim në Angli, Greqi dhe Austri.

Ai shton se njerëzit nuk mund të mbahen më vetëm me mbjelljen e patateve apo me blegtori pa pasur një sistem dhe përkrahje të duhur. Megjithëse u janë premtuar shumë gjëra, asgjë nuk është realizuar, sipas tij.

“Dëgjo, me Shishtavecin ndodh ajo që s’ka ndodhur kurrë. Gjithë njerëzit janë në largim e lartë. Këtu ka shumë mundësira, po ngeli mbrapa shumë Shishtaveci. Po flas sot për Shishtavecin, unë jam përfaqësues i Shishtavecit. Po më vjen keq si kemi qenë edhe ku kemi ardhur.

Në vitin 2000-2001 këtu kanë qenë dhe 2000 e ca frymë me 413 familje. Kam qenë edhe në atë kohë, isha kryeplak. Pas atij viti, krejt morëm rrugën e largimit. Arsyet janë shumë.

Është shkolla, është spitali, janë probleme të tjera që s’ka investime këtu. Me patate nuk merret vetëm njeriu. S’kemi pasur ndonjë përkrahje kështu, na premtonin shumë po nuk u realizua”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026