“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, bëri një analizë të figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mënyrës se si ai është trajtuar si mit dhe është përdorur politikisht gjatë historisë së Shqipërisë.
Ajo theksoi se që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, Skënderbeu ka qenë një mit për shqiptarët. Duka theksoi se figura e tij u përdor nga rilindasit për të mobilizuar masat drejt autonomisë dhe pavarësisë, duke qenë se shqiptarët nuk kishin një trashëgimi shtetërore të afërt si grekët apo serbët.
“Që në Rilindje, Skënderbeu ka qenë një mit për shqiptarët. Sigurisht ka qenë luftëtar, ka qenë politikan që ka mbajtur me mënyrën se si drejtoi luftën e shqiptarëve kundër ushtrisë më të fuqishme të kohës që ishte ushtria osmane për 25 vjet, i bëri nder Arbërisë, i bëri nder Europës, i bëri nder edhe shqiptarëve pasardhësve të tij.
Por, rilindasit e përdorën si figurën kryesore. Në pamundësi për të drejtuar ndonjë shtet siç drejtoheshin serbët, grekët nga trashëgimia e tyre, rilindasit dhe shqiptarët kishin vetëm figurën e Skënderbeut. Me emrin e tij, me luftën e tij, ata u përpoqën të mobilizonin masat shqiptare në luftë për autonomi dhe pastaj për pavarësi me emrin e Skënderbeut. Dhe ka qenë mit për të gjithë elitën politike shqiptare.
Zogu nuk kishte dëshirë të përmendte emrin e Ismail Qemalit, të cilin pothuajse e kishte bashkëkohës, por Skënderbeut i drejtohej vazhdimisht. Biles, Zogu pasi u bë mbret kërkonte të organizonte një festë të madhe për kurorëzimin e tij dhe vendosi që këtë festë ta bënte në Krujë.
Por do ta bënte në qoftë se Viena do të sillte në Shqipëri përkrenaren dhe të gjitha ato kujtime të Skënderbeut që ndodheshin në muzeun e Vienës. Hyri në marrëveshje me Vienën, ishte gati të shkëmbente çdo artefakt të zbuluar në Shqipërinë e asaj kohe, vetëm për të siguruar përkrenaren e shpatën e Skënderbeut.
Por nuk arriti dot ta siguronte sepse, jo se Viena nuk u tundua nga ato që i afroi Zogu, por se Viena pengohej nga vendimet e Konferencës së Paqes si shtet i mundur nga Lufta e Parë Botërore dhe nuk lejohej nga vendimet e asaj konference që të nxirrte artefaktet e saj.
Dhe duke mos i marrë ato, Zogu nuk organizoi eventin e kurorëzimit në Krujë dhe e mbylli çështjen e festimeve me ato që organizoi në Tiranë”, tha ajo.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme