Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për sezonin 2025/2026
Egnatia është kampionia e Shqipërisë për sezonin 2025/2026. Skuadra rrogozhinase siguroi titullin e tretë radhazi në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Dinamo City-n me rezultatin 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës “Final Four”, të zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Protagonisti i sfidës ishte Alessandro Albanese, i cili realizoi të dy golat e fitores për Egnatian. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të nga pika e penalltisë, ndërsa dhjetë minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur suksesin e skuadrës së tij.
Në të njëjtën kohë u zhvillua edhe ndeshja tjetër e “Final Four”, mes Vllaznisë dhe AF Elbasanit. Verdheblutë triumfuan me përmbysje 2-1 në “Air Albania”. Bekim Balaj kaloi fillimisht në avantazh Vllazninë në minutën e 49-të, ndërsa AF Elbasani reagoi duke përmbysur rezultatin falë golave të Xhonatan Lajthisë dhe Abbas Ibrahim.
AF Elbasani e mbylli fazën “Final Four” me të njëjtin numër pikësh si Egnatia, 37 gjithsej, por skuadra rrogozhinase siguroi titullin kampion falë golavarazhit më të mirë në përballjet direkte.
Vllaznia u rendit e treta me 31 pikë, ndërsa Dinamo City e katërta me 27 pikë.
Me këtë sukses, Egnatia do të përfaqësojë Shqipërinë në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Ndërkohë, AF Elbasani, Dinamo City dhe Vllaznia do ta nisin aventurën europiane nga raundi i parë kualifikues i UEFA Conference League.
Pas përfundimit të ndeshjes në “Elbasan Arena”, u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut të kampionit. Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
Presidenti Duka i dorëzoi medaljet dhe trofeun e kampionit skuadrës së Egnatias, e cila kurorëzoi një tjetër sezon të suksesshëm në futbollin shqiptar.
Ronaldo shkëlqen me dopietë dhe hyn në historinë e Botërorëve, Portugalia mund 5-0 Uzbekistanin
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit, zbulohet skema
FIFA pezullon komentatorin e Kupës së Botës që protestoi për kartonin e kuq të Almiron kundër Turqisë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar