“Kemi mbrojtur interesat tuaj”, Rama: Rrethimi i pronës në Zvërnec, e drejtë e çdo pronari kur merr leje zhvillimi

1 Qershor 2026 | 10:46

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi situatën e krijuar pas ngjarjes së ndodhur në Zvërnec. Në mbledhjen e Grupit parlamentar, Rama foli për manipulim mbi ngjarjen, teksa përmendi edhe pjesën e pronësisë, rrethimin e pronës dhe daljen e imazheve të projektit, të cilat i quajti imazhe të projektit të vjetër.

“Administrata shqiptare ka mbrojtur interesin tuaj. Kam parë imazhe të projektit, ku i keni gjetur ato nuk kanë lidhje me projektin. Projekti i vjetër është rrëzuar nga administrata shqiptare, ne kemi kërkesa dhe duam standarde të larta, ne donim më shumë për ju, jo për vete.

Toka është regjistruar në hipotekë prej shumë vitesh. Ne jemi të fokusuar tek Sazani, për të cilin ende nuk kanë përfunduar negociatat, sepse ne duam pjesë të shtetit shqiptar dhe negociohet.

Rrethimi i pronës është bërë me leje zhvillimi, por jo me leje ndërtimi. Rrethimi i pronës është një e drejtë e çdo pronari kur merr lejen e zhvillimit. A ka pretendim për pronësi për atë territor? Titujt e pronësisë janë baza e çdo veprimtarie, por jo pretendimet.

Nuk mund të zhvillohet dot vendi mbi titujt e pronësisë dhe pretendimet pas gjithë kësaj historie që kemi trashëguar për fat të keq.

E drejta për të protestuar është një e drejtë që nuk mund të vihet në diskutim, është një e drejtë që ne e kemi mbrojtur që nga dita e parë, edhe me koston që kemi pasur në rastet e dëmtimeve, por sulmet ndaj vendit nga forcat e brendshme që predikojnë kthimin në komunizëm dhe urrejtjen ndaj shteteve të tjera nuk e duam këtë. Kjo është konkurrencë, sepse ky projekt, siç e ka kthyer vëmendjen globale ndaj Shqipërisë, e ngre vëmendjen ndaj realizimeve të veta”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026