Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet në rend dite
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të hënë dhe do të zhvillojë senacën plenare të javës në orën 17:00, ku në rend dite janë disa çështje organizative dhe vendimmarrëse të rëndësishme.
Në rendin e ditës janë parashikuar disa projektvendime që lidhen me funksionimin dhe përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare, si dhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.
Rendi i Ditës:
Në mbështetje të urdhrit nr. 34, datë 29.5.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21.5.2026.
(Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
(Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe të neneve 21, pika 1, dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
4. Projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
(Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe të neneve 21, pika 1, dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
5. Projektvendim “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
(Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe të neneve 21/1 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
6. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. (Në mbështetje të nenit 40/1, koha e diskutimeve për çështje të evidentura nga zgjedhësit, e cila është jo më shumë se 4 orë, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare.)
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni