“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit.
Bino tha se historia e protestave në Zvërnec nuk është e re. Nga ana tjetër, sipas tij, mjedisorët nuk janë kundër investimeve, por po diskutojnë mënyrën e zhvillimit të projektit.
“Humbet deri diku historia e kundërshtimeve mjedisore, e cila nuk ka nisur dje apo pardje, por ka nisur vite e vite më parë. Unë nuk besoj se dikush brenda lëvizjes mjedisore është përfaqësues i ndonjë agjenture greke, siç po paraqitet. Konotacioni që po u vendoset mjedisorëve është se gjoja janë kundër investimeve. Kjo nuk është e vërtetë.
Zonat e mbrojtura zënë vetëm 22 për qind, ndërsa pjesa tjetër është e hapur. Këtu po kundërshtohet modeli i zhvillimit në zonat e mbrojtura. Siç e thashë edhe pak më parë, kemi shumë vite që dalim me këtë qëndrim. Kam propozuar që në vitin 2004 që kjo zonë të shpallej zonë e mbrojtur. Pra, nuk është një histori e çastit.
Ajo që na bëri përshtypje ishte gardhi jeshil. Është një plazh publik”, tha eksperti i mjedisit, Taulant Bino.
“Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
“Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar