Arrestohet roja i bankës që ra pre e grabitjes një ditë më parë, policia: Nuk neutralizoi autorin

3 Qershor 2026 | 08:58

Policia e Tiranës arrestoi rojën e bankës që ra pre e grabitjes një ditë më parë në Tiranë. Ai akuzohet se nuk ka vepruar në momentet e grabitjes për të neutralizuar autorin.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në një bankë në rrugën “Sulejman Delvina”, arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ç., 60 vjeç, punonjës i një shoqërie private të sigurisë fizike, i ngarkuar për ruajtjen e bankës.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi F. Ç. është larguar përkohësisht gjatë orarit të shërbimit dhe nuk ka marrë masat e nevojshme për sigurimin e ambienteve të brendshme të bankës. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, tha policia.

Një grabitje ndodhi brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë një ditë më parë, ku një person i armatosur i mori një klienti të bankës një shumë parash që ai do t’i depozitonte.

Sipas informacioneve paraprake, autori i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës, por nuk ka pasur si objektiv grabitjen e saj.

Me një send në dukje si pistoletë, ai i është afruar një shtetasi që kishte me vete 15 milionë lekë të vjetra në një çantë dhe ia ka marrë. Më pas, është larguar me një skuter elektrik (monopatinë), të cilin e kishte lënë jashtë bankës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026