Asnjë humbje jete dhe tre raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit janë kryer 2444 testime për COVID-19, nga ku tre qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete, ndërsa tetë persona janë shëruar plotësisht, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 129.990.
“Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar”, thuhet në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pavarësisht situatës që duket se po shkon drejt normalizimit, Ministria bën thirrje për kujdes dhe ruajtje të higjenës personale.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 27
Shkodër 16
Durrës 6
Lezhë 5
Elbasan 4
Berat 3
Dibër 2
Kukës 1
Fier 1
Vlorë 1
LEXONI GJITHASHTU:
- Shtatë raste të reja nga COVID-19 në Shqipëri
- Një humbje jete dhe tre raste pozitive me COVID-19
- Asnjë humbje jete dhe tre raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus